Koeman takohet me kandidatët për president të Barcelonës

Koeman takohet me kandidatët për president të Barcelonës

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman është takuar me bordin e klubit dhe kanë mbajtur një takim me kandidatët për zgjedhjet presidenciale.

Carlos Tusquets është presidenti në detyrë në kampin Blaugran dhe ditët e fundit gjithë gazetat e Barcelonës janë mbushur me lajme mbi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale, të cilat ishin paraparë të mbahen më 24 janar.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë kandidatët të përzgjedhur për të konkuruar në këto zgjedhje dhe së fundmi ata kanë pasur një takim me trajnerin Koeman.

Nëpër media po spekulohet se në këtë takim është biseduar mbi afatin kalimtar të janarit, nëse duhet të blihet ndonjë lojtarë apo jo.

Të gjithë kandidatët duhet të pajtohen për një qëllim të vetëm në mënyrë që të vazhdohet përpara. Raportohet se njëri ndër emrat më të përfolur në këtë takim ka qenë Eric Garcia.

Në fund, personi i parë që është larguar nga takimi ka qenë pikërisht holandezi .

Shpërndaje në: