Koha, çdo ditë: Isa Mustafa i flet Periskopit për çështjen e Reciprocitetit të cilin nuk po e vendos Kurti

Koha, çdo ditë: Isa Mustafa i flet Periskopit për çështjen e Reciprocitetit të cilin nuk po e vendos Kurti

Isa Mustafa – i shpalluri kryetar nderi në LDK nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku – ka folur edhe për çështjen e Reciprocitetin që nuk po vendoset nga kryeministri Albin Kurti.

Çështja e Reciprocitetit ishte promovuar shumë e shumë herë nga kryeministri aktual dhe ishte thënë që kishte shërbyer si sherri përfundimtar për të prishur koalicionin qeveritar VV-LDK vitin e kaluar.

Por, Kurti nuk ka vendosur masën në fjalë, edhe pse qeveria e tij ka hyrë në muajin e gjashtë të marrjes së pushtetit.

Profesori Isa Mustafa ka deklaruar që i kishte kërkuar gjatë kohës sa ishin në koaliciion që reciprociteti të mos vendosej për një periudhë në mënyrë që të merreshin vesh me ShBA-të.

“Atëherë nga Kurti e Osmani trumbetohej se ne jemi shtet sovran dhe se reciprociteti është faktor kyç i sovranitetit,” – deklaron profesori.

“Sa i përket kohës për masa të reciprocitetit, koha është çdo ditë. Dhe çdo ditë Serbia meriton Reciprocitet.” – shkruan më tej ai.

Ai ka deklaruar se megjithatë Kosova nuk duhet të sillet me Serbinë me të njëjtën logjikë si Serbia.

“Strategjia jonë duhet të jetë e zgjidhjes, jo e tërheqjes në litar me Serbinë.” – porosit Mustafa. /Periskopi 

Shpërndaje në: