Koha kur Kurti i quante “majmunë” e “të poshtëruar” policët që nuk ndërhynin në Veri të vendit (Video)

Koha kur Kurti i quante “majmunë” e “të poshtëruar” policët që nuk ndërhynin në Veri të vendit (Video)

Kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, në kohën kur ishte në opozitë, i fyente Policinë e Kosovës duke i quajtur majmunë dhe të poshtëruar për mos veprim në Mitrovicën e veriut.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte në opozitë, kërkonte gjatë gjithë kohës që të ndërhyhet me çdo çmim në veri të Kosovës, e në një rast gjatë protestave të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, ai fyente Policinë e Kosovës për mos veprim në veri të Ibrit.

Kurti i fyente Policinë e Kosovës duke i quajtur majmunë, e duke i akuzuar për poshtërim të tyre në veri të Ibrit.

Ndërsa tash në kohën që Kurti është kryeministër në detyrë, duke i pasur të gjitha kompetencat për të vepruar, nuk ka bërë asgjë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet e Serbisë në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçan.

Në hapjen e fushatës zgjedhore të 6 tetorit, me 25 shtator 2019, në Mitrovicë, Kurti kishte thënë se “pas 6 tetorit do të lindë një diell i ri, mbi Kosovë e për Mitrovicë”.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ditë më parë në Serbi, komuna paralele e veriut të Mitrovicës, përkatësisht shtabi i krisës së kësaj komune, ka marr vendim sipas të cilit ndalohet lëvizja nga ora 20:00 – 05:00 në mëngjes, duke injoruar kështu sërish qeverinë e Kosovës dhe urdhrat e saj.

Ndërsa, Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nga ora 18:00 e së premtes, janë futur në karantinë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se vendimi është marrë nga shtabi i krizës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm sot ka reaguar rreth situatës në veri të Mitrovicës dhe komunat e tjera, duke u fshehur pas Ministrisë së Shëndetësisë, si arsyetim se kjo ministri ka marrë vendim për krantinimin e këtyre komunave.

Ndërsa ka akuzuar të tjerët se po kërkojnë gjakderdhje, Kurti tha sot se politikanë në Serbi e Kosovë dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.

Ndërsa gjatë kohës sa ishte në opozitë, ishte Kurti që kërkonte ndërhyrje në atë pjesë, dhe i quante policët e Kosovës majmunë dhe të poshtëruar.

Shpërndaje në: