Koha kur Kurti kërcënonte Albright me protesta: Çfarë kishte thënë ish ambasadorja e SHBA’ve në Kosovë

Koha kur Kurti kërcënonte Albright me protesta: Çfarë kishte thënë ish ambasadorja e SHBA’ve në Kosovë

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka deklaruar se vendi i saj nuk mund të vendos raporte normale me Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa ajo nuk ndryshon taktikat e dhunshme.

Në një intervistë për “InfoMagazinën” e televizionit Klan Kosova, diplomatja amerikane ka treguar për herë të parë edhe përmbajtjen e një letre që kohë më parë Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Aty, sipas saj, ai e kërcënuar miken e madhe të Kosovës. “Me Vetëvendosjen kemi kontakte ne nivele të ndryshme. Njerëzit mund të mos pajtohen për çështje të ndryshme, por ne nuk pajtohemi me taktikat e tyre të dhunshme”, ka deklaruar ajo.

“Kam parë një letër të z. Kurtit kur kam ardhur këtu në Kosovë, e po ashtu kam parë një letër që z. Kurti ia ka dërguar ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ku ai e ka kërcënuar ish-Shefen time se nëse ajo viziton Kosovën, ai do t’i nxjerr njerëzit e tij në rrugë”, ka shtuar Ambasadorja Jacobson.

Shpërndaje në: