Koha kur Mefi i VV’së e merrte në pyetje Agim Bahtirin: “Kurgjo nuk ke ba”

Periskopi.com Lajme

Tash i takojnë të njëjtit subjekt politik, por dikur në rolin e gazetarit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci i thoshte kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës se nuk ka bërë asgjë për Mitrovicën.

Bahtiri në atë intervistë, siç vazhdon edhe sot, thoshte fjalë të mëdha për vetën e tij.

“Agim Bahtiri ka me mbetë një legjendë për 50 vite”, thoshte Bahtiri. ndërsa Bajqinovci e pyeste: “Kur thoni legjendë, na tregoni, pse legjendë, kurgjo nuk keni ba ne praktikë deri tash”?

“Unë do t’jom legjendë”, insistonte Bahtiri.

“Për çka”, e pyet Bajqinovci.

“Për investime”, thoshte Bahtiri.

“Ku, deri më sot nuk po e shohim asnjë rezultat në aspektin e investimeve, 15 mijë vende i keni premtuar për qytetin e Mitrovices”, i thoshte Bajqinovci duke iu referuar premtimit të Bahtirit për vende të punës.