Koha: Një 22-vjeçare vdiq mbrëmë nga COVID-19, nuk u raportua sot nga IKSHPK-ja

Periskopi.com Lajme

Një 22-vjeçare ka humbur betejën me COVID-19 të hënën mbrëma. Ajo ishte e shtruar në Infektive, kanë bërë të ditur burime të KOHËS nga kjo klinikë.

Vdekja e 22-vjeçares nuk është përfshirë në raportin e sotëm ditor të IKSHPK-së, ndonëse bëhet fjalë për rast që ka ndodhur një ditë më parë.

Sot janë raportuar 28 të vdekur si pasojë e COVID-19, mirëpo asnjë i grupmoshës 20-29 vjeç.

KOHA nuk ka arritur të kontaktojë me zyrtarë të IKSHPK-së për këtë, ndërkohë në Infektive kanë folur vetëm në kushte anonimiteti.

“Nuk është raportuar sot, ndoshta raportohet në raportin e nesërm”, ka thënë burimi.

Shpërndaje në: