Koha për ta rrëzuar Mark Zuckerbergun: Këto janë 25 arsyet

Koha për ta rrëzuar Mark Zuckerbergun: Këto janë 25 arsyet

Ka ardhë koha që ta rrëzojmë Mark Zuckerbergun dhe të tregojmë se mbretërit e Silicon Valleyt nuk janë zotëra

Çdokush dëshiron të jetë një plumb i argjendtë. Një politikë e vetme që do të ofrojë zgjidhje për ta ‘ndrequr’ Facebook-un, rikthyer privatësinë tone, dhe të pastrojë industrinë e teknologjisë. Nuk ka një të tillë.

Gjoba të mëdha, auditimet për të drejta qytetare, antitrusti, legjislimi për privatësinë e të dhënave, aktivizmi dhe organizimet e punëtorëve mund të luajnë një rol. Por, jo vetëm që na duhet rregullimi, na duhet revolucioni – një kthim masiv kulturor në mënyrën se si mendojmë për informatat tona personale dhe për kompanitë që përfitojnë duke i mbledhur ato.

Në këtë epokë të praruar për teknologjitë e mëdha, familjet mbretërore të Silicon Valleyt janë ulur në kështjellat e tyre, duke grumbulluar thesare që iu vijnë prej mbledhjes së të dhënave tona, në dukje të paprekshme ndërsa ata kalojnë nga skandali në skandal ndërsa ofrojnë kërkimfalje boshe dhe ndërsa fuqia e tyre rritet.

Është koha të tregojmë që këta mbretër nuk janë zotëra. Dhe është koha për ta rrëzuar Mark Zuckerbergun.

Nën lidershipin e dështuar të Mark Zuckerbergut, Facebook-u është bërë një prej institucioneve më të urryera e më të gërditshme në planet. Kompania vetëm kishte marrë një gjobë rekorde. Ekspertët parashikojnë që fitimi t’iu bie për herë të parë në disa vite.

Ja 25 arsyet pse ai duhet të rrëzohet:

1.Siguria e prishur: Prishja në sistemet kompiuterike të Facebook-ut la informacionet personale të 30 milionë njerëzve të ekspozuara – kërkimet, lokacionet, emrat, numrat e telefonit, dhe më shumë se kaq. Ishte prishja më e madhe në historinë e kompanisë.

2.Fjalëkalimet e pakoduara: Qindra miliona përdorues të Facebook-ut dhe Instagramit i kishin fjalëkalimet e tyre të shitura në tekst të qartë për vite me radhë, disa që datonin prej 2012-s. Passwordët ishin deshifruar dhe lehtë ishin gjetur nga punëtorët e Facebookut.

3.Numrat e telefonit dy-faktorësh të përdorur për reklama: Numrat e telefonit që i merr Facebooku për siguri të shtuar përmes autentifikimit dy-faktorësh ishte ridizajnuar për të shënjestruar reklama nga kompania.

4.Punësoi gruan që shkroi Aktin i cili abuzonte me survejimin e njerëzve: Këtë muaj, Facebook-u punësoi Jennifer Newsteadin, si këshilltare gjenerale, avokaten e emëruar nga Trumpi që bashkëshkroi Aktin Patriott, një ligj i kohës së Bushit që lejonte përgjimin pa pasur leje mes abuzimeve tjera të mbikëqyrjeve masive qeveritare. Facebook-u e kishte lëvduar të punësuarën e re.

5.Facebook-u lejoi punëtorët që të përjashtonin gratë nga reklamat: Facebook-u ka lejuar punëtorët që të bëjnë reklama ekskluzivisht për burra, një veprim thellësisht diskriminues.

6.Ekspermente psikologjike: Facebook-u e pranoi se kishte udhëhequr eksperimete mbi qindra mijëra përdorues për të testuar se si shpërndaheshin emocionet në sajt. Përdoruesve të painformuar, Facebook-u ua kishte manipuluar ‘news feed’-in nga hulumtuesit e Facebook-ut për të parë më shumë postime negative apo pozitive për të kuptuar nëse përdoruesit do të postonin më shumë përmbajtje pozitive apo negative.

7.Reklamat raciste: Facebook-u lejoi përdoruesit të blenin reklama mbi interesa raciste si “urrejtësi i hebrejëve” apo “partia naziste”, duke përfituar nga shitjet e reklamave te përdoruesit me ato interesa.

8.Lobimi sekret për zgjerimin e survejimit Cisa, ndërsa pretendonin që nuk po e bënin një gjë të tillë.

9.Lobimi kundër legjislacionit të privatësisë në Kaliforni dhe më tej: Pavarësisht opinionit të Zuckerbergut në Washington Post ku bënte thirrje publike për rregullimin e privatësisë, ekipi i politikave të Facebook-ut ka lobuar për të parandaluar një legjislacion të tillë që të kalonte në Kaliforni.

10.I ndjek jopërdoruesit: Nëse një faqe e ka të ngulur butonin ‘like’ të Facebook-ut, atëherë edhe nëse vizitori nuk ka llogari Facebook-u, në fakt Facebook-u del se po e ndjek atë dhe po ndal të dhëna demografike të tij me reklamuesit.

11.Marrëveshje për të dhëna me pajisje-krijuesve: Facebook-u iu ka dhënë qasje preferenciale për të dhënat e përdoruesve mbi 60 pajisje-krijuesve, përfshirë Apple dhe Samsung. Këto marrëveshja së fundi janë nën hetime nga prokurorët federalë.

  1. Konsulentët e ndyrë: Në fillim të skandalit të Cambridge Analytica-s, në vend se të punonin substantivisht për reforma të brendshme, ekipi i politikave të Facebook-ut kaloi në relacione publike tepër agresive, duke punësuar një grup të së djathtës për afera me publikun, që të shante e të njolloste, mes tjerësh edhe miliarderin e majtë, George Sorosin.

13.Zuckerbergu diskutoi që të shiste të dhënat e përdoruesve, madje edhe pasi kishte thënë se nuk do ta bënte.

14.Facebook-u u kap duke mbledhur të dhëna nga mesazhet dhe thirrjet e përdoruesve nga aplikacioni i tyre në telefonët androidë.

15.Spiunimi Onavo: Facebook-u për vite me radhë përdori një aplikacion të quajtur Onavo që ët mësonte se sa kohë kalonin përdoruesit në aplikacione rivale dhe se çfarë sajtesh vizitonin, duke e përdorut këtë informacion që për shembull të blenin WhatsApp-in.

16.Privatësia e keqe ekspozoi 6 milionë llogari. Një haker Kapelë Bardhë më 2014 zbuloi një të çarë dhe ekspozoi 6 milionë e-mail adresa dhe numra telefoni të përdoruesve të Facebook-ut.

  1. Beacon: Aplikacioni në fjalë iu tregonte njerëzve se çfarë ka blerë një person i caktuar, pa i kërkuar këtij të fundit miratim.

18.Një e çarë tjetër i ekspozoi fotografitë e 6.8 milionë përdoruesve

19.Manipulimi me miratimin e përdoruesve.

20.Gjurmimi i përmbajtjes së papostuar: Në vitin 2013, një studim zbuloi që Facebook-u po mblidhte statuset dhe postimet edhe nëse përdoruesit vendosnin të mos i publikonin.

21.Fshirja e llogarive të palestinezëve: Facebook-u e pranoi më 2016 se po fshinte llogaritë e palestinezëve nën urdhërat e Izraelit dhe ShBA-ve – një standard që nuk e aplikuan për pjesëtarë të kombeve tjera.

22.Qasje e veçantë për gjigantët teknologjikë: Facebook-u iu dha partnerëve të caktuar biznesorë si Amazon dhe Netflix qasje preferenciale te të dhënat e përdoruesve.

23.I listoi mohuesit e ndryshimeve klimatike si tregues të së vërtetës në luftën ndaj Fake News.

24.Ka mbyllur faqet e aktivistëve: Facebook aksidentalisht kishte mbyllur faqen e një grupi aktivistësh vullnetar nga Washington DC

25.Ndarja e të dhënave të përdoruesve me reklamuesit: Një e çarë në privatësi u zbulua më 2010 që i lejonte reklamuesit që të kishin qasje te të dhënat e përdoruesve, si emrat, mosha, vendet prej nga vinin dhe punët që bënin. Facebook-u e mbylli atë të çarë pasi u zbulua se çka po bënte.

Shpërndaje në: