Koha: Shpend Ahmetit ‘i zhduket’ kompjuteri i shtrenjtë ‘Apple’
Pas tetë vitesh, Shpend Ahmeti nuk do të jetë më në krye të Komunës së Prishtinës duke i liruar zyrën kryetarit të ri të zgjedhur, Përparim Ramës.
Kur ka dorëzuar detyrën, Ahmeti ka provuar të bëj edhe një shaka duke i dhuruar një tastierë pa shkronjat “P” dhe “R” që janë edhe inicialet e z. Rama, por për koinçidencë edhe shkronjat identifikuese të kryeqytetit tonë, Prishtinës.
“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, i ka thënë Ahmeti Ramës derisa ja dorëzoi tastierën.
Por, KOHA ka evidentuar diçka mjaft të çuditshme.
Në zyrën e kryetarit mungon kompjuteri i brendit “Apple”, të cilin dikur e përdorte kryetar Ahmeti.
“Ku ka mbetur ky kompjuter, që është ndër më të shtrenjtit, nuk dihet.” – shkruan Koha, përcjell Periskopi.
Shpend Ahmeti ka deklaruar se pajisja është “diku brenda Komunës” dhe se ajo do të kthehet. /Periskopi
*Fotografia e ballinës është e portalit në fjalë.