KOK thotë se janë në kontakt për t’ia mundësuar boksierëve kosovarë pjesëmarrjen në Beograd

KOK thotë se janë në kontakt për t’ia mundësuar boksierëve kosovarë pjesëmarrjen në Beograd

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pasi boksierëve kosovarë nuk iu lejua të shkojnë në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore në uniformat e tyre.

“Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka pritur lajmin se ekspedita e boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që prej 24 tetor deri më 6 nëntor 2021 mbahet në Beograd të Serbisë”, thuhet në njoftim.

“Ekspedita e boksit ishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, për të kaluar përmes kufirit në Konçul, por përkundër pritjeve shumëorëshe, policia serbe nuk ka lejuar hyrjen e tyre, gjë që ka bërë që ekspedita e boksit të kthehet për në Prishtinë”.

“Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje emergjente dhe ekipi i boksit të Kosovës të niset sërish drejt Beogradit për të garuar i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse në botëror”, ka shkruar Komiteti, transmeton Klankosova.tv.

“KOK, po ashtu ka kontaktuar me drejtuesit e AIBA-s (Federata Botërore e Boksit), nga të cilët ka marrë premtimin se do të marrin masa të menjëhershme për t’iu mundësuar  boksierëve tanë hyrjen në Serbi dhe pjesëmarrjen me të drejta të barabarta, ashtu siç kanë premtuar pas kontakteve të vazhdueshme me Federatën e Boksit të Kosovës, me të cilët drejtuesit e KOK-ut janë po ashtu në kontakt të vazhdueshëm”.

Shpërndaje në: