Kokaj ende në pushime, thotë se edhe populli është në pushim: Ju jep leksione për kreativitetin

Kokaj ende në pushime, thotë se edhe populli është në pushim: Ju jep leksione për kreativitetin

Deputeti dhe njëherësh profesori universitar, Jahja Kokaj, ka nisur një varg propozimesh rreth problemeve që njerëzit i hasin në të mësuar, dhe kësaj radhe fokusin e ka vënë te kreativiteti.

“Të dashur miq, në këto ditë kur parlamenti është me pushime, kur zyrtarisht njerzit janë ne pushime, unë nuk ndalem me aktivitetin tim si deputet. Unë jam duke menduar dhe shkruar për probleme të rëndësishme-kruciale të të mësuarit”, ka shkruar Kokaj në Facebook.

“Natyrisht jo për dritaret, çatitë, ndërtimin e shkollave dhe infrastrukturën fizike dhe administrative, por për thelbin – esencen e procesit mësimor KOMPETENCAT mbi të cilat bazohen kurrikulat dhe programet mesimore, pra per procesin mesimor. Jo vetëm që i kritikoj aktualet si të gabuara, por propozoj si duhet të jenë.

Kokaj në radhë të tretë e vendosi kreativitetin, duke e konsideruar si një prej elementeve më të rëndësishme të kurrikulave bazë.

“Kreativiteti është një nga kompetencat më të rëndësishme të kurrikulave bazë, kornize dhe te programeve të veçanta”.

“Me kreativitet nënkuptojmë ndërlidhjen e dy ideve apo gjërave të palidhura gjerë atëherë. Një shembull: Isha i kyqur ne projekte te financuara nga NASA, DARPA dhe LITTON, ne CEODP , ne universitetin Carnegie Mellon, SHBA, ne vitin 1980/ 81 dhe me vone ne vitet e 90-ta. Meqenëse të dhënat ishin te klasifikuara, rezultatet shkencore nuk publikoheshin. Por më vonë, si drejtor i një laboratori, idetë e fituara për identifikimin, zbulimin dhe njohjen e objekteve armiqësore në tokë apo në ajër,nga projektet e permendura ne CEODP, mora ide per zbatime në mjekësi, ne projekte te reja”.

“Konkretisht, projekti që lidhet me litotripsinë (shkatërrimi i gurëve në fshikëz e tëmthit apo veshkave) kryhet me lazer në mënyrën më të mirë të mundshme. Por maja apo skaji i fijes optike që dërgonte energjinë laserike tek guri në meshikez in vivo, duhej ta identifikonte, njihte , llojin e gurit dhe të bëhej dallimi apo deskriminimi i imazhit të tij me muret e tamthit. Dhe vetëm kur maja e fibrës që dërgon energjinë shkatërruese të lazerit drejtohet drejt gurit, energjia lazer duhej të aktivizohet automatikisht, në te kundertër, kur maja e fijes orjentohej kah siperfaqja e mureve te meshikzes, duhet të ndalet automatikisht, në mënyrë që të mos dëmtohet muri i organit ose pacienti. Ky proces i identifikimit dhe njohjes së gurëve duhet të kryhet shpejt, në pak sekonda, midis dy pulseve shkatërruese laser. Prandaj përdorimi i kompjuterit optik me arkitekturën e tij, ishte imperativ. E kisha perfeksionuar përdorimin e tij në kërkimet për identifikimin e objekteve armiqësore ushtarake, ne projektet e permendura me heret. Gjate procesit te rekognisimit dhe identifikimit, llogaritjet matematikore duhej të kryheshin shpejt me një kompjuter optik, përkatësisht me “optical pattern recognition”. Kreativiteti ne rastin konkret ishte ,ne marrjen e ideve nga teknikat optike, kompjuterike dhe laserike për shkatërrimin e objekteve armiqësore në distancë dhe te njejtat ide i adaptoja në shkatërrimin dhe eliminimin e gurëve në veshka dhe gjetkë në trupin e njeriut. Pra, përvojë për aplikime ushtarake për t’u përdorur në aplikime mjekësore konstituon nje kreativitet”.

Sipas Kokajt, kreativiteti ka për themel aftësinë imagjinative dhe atë të depërtimit.

“Kreativiteti bazohet edhe në aftësinë për të depërtuar, me aftësi imagjinative, në brendësi të ideve apo gjërave”.

“Shembell: Odiseu, gjeti një mënyrë kreative për të depërtuar brenda mureve të padepërtueshme të Trojës së mbyllur hermetikisht”.

Kokaj më pas bëri një ndarje midis zgjedhjeve konvencionale dhe kreative, duke i dhënë rëndësi të madhe kësaj të fundit.

“Ekziston një ndryshim midis zgjidhjes konvencionale të problemeve dhe zgjidhjeve kreative:

Zgjidhja konvencionale e problemeve është thjesht efektive. Ndërkaq, zgjidhja kreative ka karakter depërtues brenda problemeve, apo gjërave.

Zgjidhjet kreative janë të thjeshta dhe gjeneruese. Kjo e fundit nënkupton që kreativiteti mund të ketë , më pas karakter zinxhiror, derivohen zgjidhje te reja vijuese të cilat rrjedhin nga zgjidhja inicuese apo fillestare”.

“Ka dallim ne mes te kreativitetit dhe inovacionit. Kreativiteti ka të bëjë me prodhimin e ideve të reja, ndërsa inovacioni kujdeset për zbatimin e tyre, pra ka karakter aktiv, praktik”.

“Dallimi ne mes te zbulimit dhe kreativitetit qenderon ne faktin se, përderisa zbulim do të thotë të gjesh diçka që ekziston, kreativiteti do të thotë të shpikësh ose të prodhosh diçka qe nuk ekziston deri ne ate moment”.

“Për mësimdhënien kreative kanë dhënë mendime edhe koka të ndriteshme, si gjermani Herman Helholtz, i cili ishte mjek, fizikan dhe filozof dhe francezi Henry Poincaré, i cili ishte një matematikan, fizikant, inxhinier dhe filozof. Prandaj, krijimtaria është veçuar si një kompetencë e rëndësishme e mësimdhënies bashkëkohore, kurrikulave dhe programeve shkollore, universitare”.

“At shprehin hapat e kreativitetit ne përmes vargut të koncepteve: Përgatitje, inkubacion, ndriçim, vërtetim, verifikim, zbatim. Një varg që formon një rreth të mbyllur. Ndërsa tre konceptet e fundit janë mendime të vetëdijshme, tre mendimet e para janë të pavetëdijshme, sipas tyre”.

Shpërndaje në: