Kokaj i VV-së: Po të isha në bisedime me Vuçiqin do të flisja me shkencë, historia magistra vitae

Kokaj i VV-së: Po të isha në bisedime me Vuçiqin do të flisja me shkencë, historia magistra vitae

Deputeti i respektuar i Vetëvendosjes, z.Jahja Kokaj, në një intervistë të para një dite por që patëm kohën dhe fatin ta dëgjonim sot, ka rrëfyer angazhimin e tij në politikë dhe para saj.

Mes tjerash, deputeti i respektuar Kokaj, thotë se ‘nuk e ka fatin të jetë në bisedime me Serbinë’, por se po ta kishte, ‘do të fliste në rrafshin shkencor me Vuçiqin’.

‘Po të isha unë në biseda, por që nuk e kam fatin të jem, do të flisja në rrafshin shkencor me parimin e kauzalitetit që është e kaluara dhe e ardhmja. Domethënë, në mënyrë retroaktive ti sheh çka është e kaluara, dmth historia magistra vita, domethënë historia është mësuesi i jetës’, thotë veç tjerash Kokaj, shkruan Periskopi.

Në këtë intervistë, deputeti Kokaj paralajmëron se ‘Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën’./Periskopi/

Shpërndaje në: