Kokaj insiston që rryma do të jetë falas për popullin në të ardhmen

Kokaj insiston që rryma do të jetë falas për popullin në të ardhmen

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka mbrojtur gjatë ditës së sotme idenë e tij se energjia elektrike së shpejti do të jetë falas për popullin.

Ai ka porositur popullin që të bëj kopje një fjali dhe ta vendos në Google për ta kuptuar më mirë idenë e tij.

Kjo bindje e z. Kokaj e shprehur me anë të asaj fjalie, gjen Periskopi, është në faqen “Uatom”.

Kokaj është shprehur se persona dashakeq e armiqësor kanë provuar t’ia përdredhin fjalët.

Në fakt, Kokaj nuk ka treguar gjithë kontekstin në të cilin po shprehet, e i cili na thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pyetur popullin nëse dëshiron reduktime të rrymës apo shtrenjtim të rrymës.

Pra, jemi në krizë energjetike.

Statusi i plotë:

Nuclear fusion shall allow to obtain the so-called free energy just from the water, at this the production waste will be absolutely safe hydrogen and helium.

Te nderuar Miq, Nese e kopjoni fjaline e me siperme dhe vendosni ( pestoni) ne Google, do te lexoni detajet e “energise se lire” dhe “perfitimi i saj nga uji”. Te verteta te ngjajshme shkencore, te ardhmerise,  mund te lexoni ne numer te shumte, ata qe deshirojne te mesojne disa zbatime shkencore qe do te ndikojne ne mireqenjen e ardhshme te njerezimit.

Torzjojinet , perdredhjet e fjaleve te mija, nxjerrja nga konteksti,  me qellim dashakeqes, armiqesor, siqe bejne disa rrjeta sociale  dhe njerez tjere te porositur, nuk me pengojne.

Qellimi dhe misioni im eshte orjentimi i medjes dhe medesise se bashekombasve , kudo qe jane, kah mendimi i vertet dhe shkencor,  e jo kah militantizmi i semure politik, kah helmimi i raporteve ne mes njerezev

Shpërndaje në: