Kokaj qorton kolegun e tij deputet nga VV për nostalgjinë për Titon: S’po e besoj dot

Kokaj qorton kolegun e tij deputet nga VV për nostalgjinë për Titon: S’po e besoj dot

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Ardian Gola, pasi ky i fundit përmes rrjetit social ‘Facebook’ kishte postuar një foto të diktatorit, Tito, me mbishkrimin “Tite s’bo nana mo”.

Kokaj ka replikuar ndaj këtij të fundit duke i shkruar:

“Nuk po munde te iu besoj syve qe edhe sot, ne kete distance kohore, gjendet dikush qe lavdron Titon, Donallcin, Stambolliqin, Dragosllav Markoviqin, kralj Pjetrin. Me trishton fakti qe dikush admiron Jugosllavin e K. Petrit apo Jugsllavine e Titos. Ekzistojne bollat, neperkat gjarperInjet helmues dhe jo helmues,POR TE GJITHE PER MUA JANE GJARPERINJE”, shkruan Kokaj, përcjell Periskopi.

 

 

Shpërndaje në: