Kokaj s’ia kupton dot Sallahut logjikën e ‘vajit në tepsi’: S’po ma kap truri, edhe pse jam ekspert i shpejtësisë

Kokaj s’ia kupton dot Sallahut logjikën e ‘vajit në tepsi’: S’po ma kap truri, edhe pse jam ekspert i shpejtësisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj në një intervistë për Periskopin ka komentuar deklaratën e famshme të zv.ministrit Blerim Sallahu ‘se Ministria e Drejtësisë po punon me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi’.

Realisht, Kokaj nuk është që pati ndonjë koment, sepse nuk ia kapte dot logjika lidhshmërinë e shpejtësisë dhe shtrirjes së vajit në tepsi.

Me këtë rast, ai na tregoi se kurrë pite s’ka bërë dhe nuk e di si do argumentohej diçka e tillë.

”E vajit në tepsi? Unë nuk e kam ditë që lëvizë vaji në tepsi. Qysh lëvizë, nuk e kam të qartë. Unë absolutisht nuk po e kuptoj. Unë nuk e di a keni ba ju pite në tepsi apo keni shtrirë vaj në tepsi, unë këtë punë s’e kam bërë kurrë në jetë time. Kur flitet shpejtësia, unë jam ekspert i shpejtësisë për arsye se materia është prej kohës së eklipsit dhe është në rrjedhje, në lëvizje, në shpejtësi. E tashti, nëse e lidhë vajin me shpejtësi, mua nuk ma kap truri im me e komentu këtë punë të shpejtësisë në vajit në tepsi.  Unë distancohem nga ajo për arsye se nuk kam bërë pite kurrë. A e kupton, duhet dikush që ka bë pite, e ka shtru tepsinë, përhapë vajin dhe dikush që ka kompetencë eksperimentale ose teorike.

Lexoni INTERVISTËN e plotë.

 

 

Shpërndaje në: