Kokaj sqaron pasojat e grevës me neuroshkencë: Kurti s’e dëgjon, Periskopi arrin t’ia transkriptojë 396 fjalë

Kokaj sqaron pasojat e grevës me neuroshkencë: Kurti s’e dëgjon, Periskopi arrin t’ia transkriptojë 396 fjalë

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka elaboruar me neuroshkencë pasojat e grevës në arsim te fëmijët.

Periskopi arriti që gjatë fjalës së tij, të transkriptojë 396 fjalë dhe arritëm ta kuptojmë sqarimin e Kokajt, ani pse sintaksa e deputetit të nderuar, është paksa e paarritshme dhe e pashpjegueshme.

Ja fjala e plotë, derisa vërejtëm se Kurti nuk ishte i vëmendshëm ndaj këtij fjalimi, shih fotot:

Kokaj tha: 

“Dola këtu para jush të flas të demonstroj vetveten, dola me vetëdije por nëse më pyetni cka është ajo nuk e di sepse asnjëri nga ju nuk e dini cka është sepse në shkencë nuk është e definuar.

Por dihet që ajo është në kokën, në kafkën time të secilit, ku janë triliona fije nervore dhe secila prej tyre kanë një signal që kungollojnë me alfta, beta, gama.

Këto fije duhet të them që më së shpeshti lidhen njana me tjetrën duke formuar nyje të caktuara dhe takohen me të ashtuquajturit neuro-transmetues – aftësitë magazinuese inkorporohen aty dhe kthehen në korteks.

Lidhja e tyre determinon intelegjencën.

T’ju them që në moshën prej 1 deri në 5, shpejtësia, pra dinamika e lidhjes është më e shpejta, pas asaj zvogëlohet pas moshës 20 vjec rapiditeti bëhet më e vogël dhe në moshën time ajo pothuajse e zvogëluar.

Në këtë kontekst më duhet të them se jam shumë i brengosur dhe dëshiroj ta ndaj edhe me juve, që fëmijët prej moshës deri në 5 vjec e pastaj 5 deri në 20 tri javë janë të ndarë nga bankat shkollore.

Ato mija orë të humbura, gjenerojnë një cilësi, gjenerojnë aq vlerë të madhe që jam i trishtuar e s’më merr gjumi natën kur e di konsekuencën që do ta kemi në të ardhmen e fëmijëve tonë dhe të ardhmen e kombit.

Prandaj duhet të ndaj këtë pjesë një brengosje shumë të madhe dhe kur është mirë t’i ndërprejmë grevat, dje, meqë s’mund ta bëjmë me shpejtësinë e dritës se është e pamundur andaj është mirë ta ndërprejnë sot pasdite.

Andaj i kam lutur udhëheqësit grevistë dhe si mësues tani po flas, si babë sip rind si ashtu si pjesëtar i këtij kombi kësaj pjese të Evropës dhe botës kam lutje urgjente që ti ndërprejnë ato sa ma shpejt.

Nëse e thu ti ashtu me lutje sa ma konkrete sepse dëmtohen aftësitë kognitive të fëmiut që rezulton në ngritjen e ardhmërisë së kombit dhe mendjes njerëzore, ai është një kapital shumë i madh.

Erdha prej Gjakovës, se kam pa edhe Hong Kongun Nju Jorkut, e pash sa rrokaqiej të bukur kanë fillu në kryeqytetin tonë.

Në palosjen e tullave dhe shtrimin e asfaltit jemi kampionë, por në aspektin shkollor jemi të fundit.

Prandaj duhet të marrim masa të caktuara, që të mos hyjmë në anë pedagogjike që të dalim nga kjo situate”, tha Kokaj veç tjerash./Periskopi/

Shpërndaje në: