Kolinda ia vë një nofkë të re kombëtares kroate

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia ka arritur të bëjë për vete të gjithë tifozët e futbollit anembanë botës pas arritjes në finale të Kupës së Botës, ku të dielën takohet me Francën.

Kjo e arritur më e madhja në histori të kombit të tyre, ka bërë që presidentja Kolinda Grabar Kitaroviq t’i vendos një nofkë të re ekipit të Kroacisë.

Mediet në Kroaci deklarojnë se Kitaroviq ekipit që do të ballafaqohet me Francën i ka vënë emrin ‘Kalorësit e Daliqit’.

Ajo tutje thuhet të ketë thënë se ky është brezi më i mirë në futbollin kroat, që ka arritur të kalojë edhe gjeneratën e vitit 1998 që drejtohej nga Çiro Bllazheviq, e që kishin arritur deri në gjysmëfinale të botërorit që atëkohë mbahej në Francë.