Kolo Toure tha se e ka gjetur dobësinë e vetme të Van Dijkut, por pamjet tregojnë se e ka gabim

Kolo Toure tha se e ka gjetur dobësinë e vetme të Van Dijkut, por pamjet tregojnë se e ka gabim

Virgil van Dijku i Liverpoolit është qendërmbrojtësi më i mirë në botë.

Ai për pak nuk e fitoi “Topin e Artë” vitin e kaluar, teksa ka fituar trofe si ai i Premier Leagues, Super Kupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube si dhe, natyrisht, Champions Leaguen me Liverpoolin, transmeton Periskopi.

Dhe ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Liverpoolit, Kolo Toure ka shprehur admirimin e tij për Van Dijkun këtë javë, derisa gjithashtu zbuloi dobësinë potenciale të holandezit.

p1eeqsrlb4ubf6itr6mue816f1f.jpg

“Ai është një lojtar i pabesueshëm,” tha ai. “Ai është top futbollist. Ai ka shpejtësi, gjatësi – mund të kërcejë. Ai ka teknikë të mirë. Ai mund ta ndryshojë lojën me pasimet e tij të gjata. Ai i ka të gjitha.

“Nuk kam parë shumë lojtarë që e kanë sfiduar një kundër një. Sipas mendimit tim, kjo është dobësia e tij. Ai është shumë i gjatë dhe nëse e sulmoni me topin, ai mund të ketë vështirësi, por është i mencur.

“Ai është aq i mencur sepse kthehet mirë. Por nëse jeni agresiv në sulm në rastet një kundër një, mendoj se mund të nxirrni dicka nga ai.

“Ai është lojtar shumë i mencur.”

Por a është vërtetë kështu? Epo, jo të gjithë pajtohen me Kolon në lidhje me këtë, teksa Van Dijk në disa raste ka treguar kualitetin kundër top lojtarëve një kundër një.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: