Kolona 800 metra e pritje mbi 1 orë nëpër pikat kufitare

Kolona 800 metra e pritje mbi 1 orë nëpër pikat kufitare

Janë rikthyer kolonat nëpër kufinjtë e vendit. Në disa pika kufitare, kolonat kanë arritur deri në 300 metra, e pritjet po zgjasin mbi 1 orë.

Gjendja më e rënduar është te pika kufitare në Muçibabë. Pritjet për të hyrë janë nga 40-45 minuta, e për të dalë 1 orë. Kolona në hyrje është 100 metra, e në dalje 800.

Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë. 30-40 duhet të prisni për të hyrë nga kjo pikë, e për të dalë 45-50 minuta. Kolonat në hyrje janë 200-300 metra, e në dalje 300-350.

Pritje dhe kolona ka edhe në Merdare, por jo si zakonisht. 10-15 minuta janë pritjet për të hyrë,  15-20 për të dalë. Kolona në hyrje 70 metra, e në dalje 50.

Në pikat e tjera pritjet po zgjasin nga 3 deri 10 minuta, por s’ka kolona.

 

Shpërndaje në: