Kolonë kilometërshe në rrugën që fut Dukagjinin e Drenicën në Prishtinë: 04-shi dhe 01-shi përplasen

Kolonë kilometërshe në rrugën që fut Dukagjinin e Drenicën në Prishtinë: 04-shi dhe 01-shi përplasen

Një lexues i Periskopit raporton nga vendi i ngjarjes për një kolonë kilometërshe në rrugën hyrëse për në Fushë-Kosovë shkaku i një aksidenti të trafikut.

Kjo rrugë është shumë e frekuentuar pasi lidh kryeqytetin, Prishtinën, me disa qytete të rëndësishme në rrafshin e Dukagjinit dhe të Drenicës.

Një veturë me tabelat 04 [Rajoni i Prizrenit] shihet se është përplasur me një veturë më modeste me tableat 01 [rajoni i Prishtinës].

Policia shihet në vend-ngjarje por nuk ka informacione për të dëmtuarit.

Në anën tjetër, ky aksident ka shkaktuar një kolonë të gjatë me kilometra.

Shpërndaje në: