Kolumbia rihap ekonominë

Kolumbia rihap ekonominë

Dhjetëra bashki kolumbiane u përgatitën sot për të rihapur restorante dhe kisha, ndërkohë që qeveria vazhdon me procesin e riaktivizimit të ekonomisë, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, që kërcënojnë të mbingarkojnë sistemin shëndetësor.

“Deri në 150 bashki kanë kërkuar leje për të nisur planet pilot për restorantet dhe kishat dhe gati gjysma e lejeve janë dhënë”, zëvendësministri i Brendshëm, Daniel Palacios, i cituar nga Radio “Nacional”.

Përveç restoranteve dhe kishave, qeveria konservatore e presidentit Ivan Duque ka lejuar rihapjen graduale të teatrove dhe palestrave.

Baret dhe diskotekat do të qëndrojnë të mbyllura.

Të mërkurën, Kolumbia konfirmoi gjithsej 128 638 raste infektimi me koronavirusin e ri dhe 4 527 vdekje. /ATSH-DPA/

Shpërndaje në: