Kolumnisti Buja: Të bashkohemi me Malin e Zi, i japim goditje të fortë Serbisë

Kolumnisti Buja: Të bashkohemi me Malin e Zi, i japim goditje të fortë Serbisë

Kolumnisti Jetlir Buja, ka ironizuar duke bërë ftesë që të bashkohemi me Malin e Zi, sepse në këtë mënyrë sipas tij do ishte një goditje e fortë për Serbinë.

Buja përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ide mund të duket qesharake vetëm për ata që nuk dinë ta bëjnë dallimin mes konceptit ‘komb’ dhe ‘etni’.

Sipas të njëjtit, bashkimi me Malin e Zi do të kishte shumë përfitime, përfshirë edhe në sferën e sportit.

Shikoni më poshtë të plotë postimin e Bujës (pa ndërhyrje):

E pse mos me u bashku me Malin e Zi, per shembull? Edhe histori te perbashket. Edhe goditje te forte Serbise. Edhe forcohet multietniciteti. Plus jane teper te suksesshem ne sporte. Plus Cakorri e Zhlebi! Etj.

Kjo ide iu duket qesharake sepse kur e permendni ‘kombin’, ju ndermend e keni etnine./Periskopi/

 

Shpërndaje në: