Komandant Mozziku: Reperi me komandantë të UÇK-së i ngjiten malit

Komandant Mozziku: Reperi me komandantë të UÇK-së i ngjiten malit

Reperi kosovar i njohur si Mozzik ka ndarë me miqtë e tij në Instagram një video me një përshkrim ku i bën himnizim luftës së UÇK-së. 

Ai njofton se është ngjitur në një mal të quajtur Jezerc e të cilin e ka cilësuar si “legjendar” bashkë me deputetin e PDK-së, Elmi Reqicën dhe disa djem dhe vajza dëshmorësh.

Para disa ditësh ai i kishte dhënë përkrahje liderit të PDK-së, z.Kadri Veseli për kryeministër – edhe pse aktualisht nuk ka ndonjë fushatë elektorale, shkruan Periskopi.

Për më shumë, shihni postimin e tij në Instagram:

Shpërndaje në: