Komandanti i KFOR-it thotë se ka biseduar me palët për ndërprerjen e protestave në veri

Komandanti i KFOR-it thotë se ka biseduar me palët për ndërprerjen e protestave në veri

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Franco Federici ka njoftuar se kanë ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke i shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet e protestuesve serbë dhe ka vendosur njësitet e veta edhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin që ka.

Në një komunikatë për media thuhet se masat e marra janë biseduar paraprakisht me institucionet e Kosovës dhe kryetarët e komunave veriore, dhe ato kanë për qëllim de-eskalimin e shpejtë të situatës, pas protestave në veri për shkak të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

“KFOR-i ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e veta edhe në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1999. KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës. Masat e marra, më herët të diskutuara nga komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim favorizimin e një de-eskalimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë kreu i KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it thotë se bisedoi me Kosovën DHE ME kryetarët e komunave serbe

Shpërndaje në: