Komandanti i KFOR’it i shqetësuar për situatën në veri: Ndalni kërcënimet

Komandanti i KFOR’it i shqetësuar për situatën në veri: Ndalni kërcënimet

Deklaratat kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh me mjaft shqetësim komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Adrio.

Ai ka ftuar të gjithë politikanët, në Kosovë e Serbi, që të ndalin kërcënimet e tyre, pasi që edhe një deklaratë shumë e vogël mund të dërgojë në ndonjë incident.

Këto deklarime komandanti i KFOR’it i ka bërë në një prononcim për ‘Politika’.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë indikacion, që mund të ketë ndonjë incident.

Presidenti serb dje teksa ka komentuar nismën e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, për bashkimin e qytetit, ka thënë se askush nuk do të guxojë të sulmojë qytetarët serb.

“Çdo ditë Kosova po sulmon qytetarët serbë, ndërsa mesazhi i Serbisë është që të ruhet paqja dhe stabiliteti, por këtë askush nuk duhet ta marrë si shenjë të dobësisë tonë”, kishte thënë dje kreu i shtetit serb.

Shpërndaje në: