Komandanti i lirisë: Thaçi e kishte nderuar Reinhardtin me medalje presidenciale

Komandanti i lirisë: Thaçi e kishte nderuar Reinhardtin me medalje presidenciale

Ka vdekur ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë Klaus Reinhardt, që ishte komandant i trupave të KFOR-it në kohën më sensitive për Kosovën, në vitin 1999.

Herën e fundit kur ai e vizitoi Kosovën më 16 nëntor 2016-të u prit nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,

E ky i fundit nuk e kishte lënë duarthatë ushtarakun gjerman të dalë nga zyra e tij.

Thaçi e dekoroi atë me medaljen presidenciale për shërbim në Kosovë.

Në atë kohë ish- numri një i KFOR-it i kujtoi momentet kur kishte shërbyer në Kosovë.

“Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 viteve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës”.

Shpërndaje në: