Komandanti i z’fikësve tregon si luftuan me flakët për të shpëtuar jetë mbrëmë në Tetovë

Komandanti i z’fikësve  tregon si  luftuan me flakët për të shpëtuar jetë mbrëmë në Tetovë

Komandanti i shërbimit të kundërzjarrit në Tetovë, Uka Aliti sot ka pasur paraqitje para mediave.

“Flakët e zjarrit ishin aq të mëdha, mundoheshim që flakët e zjarrit t’i shuajmë por edhe në anën tjetër zjarrfikësit tjerë të bëjnë evakuimin apo nxjerrjen e njerëzve që ishin në atë objekt”, tha ai.

Zjarri kishte filluar në pjesën e përparme të objektit të spitalit të Kovidit, ndërkaq njoftimin e parë e kishin pranuar në ora 21:02.

“Ka mundur të jetë një katastrofë edhe më e madhe”, tha Aliti më tej teksa tregon për intervenimin.

Shpërndaje në: