Komandanti taleban krahason gratë me pjeprat: A e blini një pjepër të çeltë a të paçeltë?

Komandanti taleban krahason gratë me pjeprat: A e blini një pjepër të çeltë a të paçeltë?

Një Taleban raportohet se ka krahasuar gratë me “pjeprat e çeltë” që shiten në treg në disa deklarata objektivuese dhe misogjiniste që i dha për një gazetar që u bënë virale.

Pretendimet e Talebanëve se do të respektojnë të drejtat e grave – krahasuar me herën e fundit kur ishin në pushtet – tashmë janë nën dyshim nga ndërkombëtarët.

Videoja, e shpërndarë nga një korrespondent i BBC Persian, shfaqte anëtarin taleban derisa justifikonte nevojën që gratë të vishnin hixhabin.

“A e blini një pjepër të çeltë a një pjepër të paçeltë? Natyrisht që e merrni të paçeltë. Një grua pa hixhab është si një pjepër i çeltë,” ka thënë talebani, përcjell Periskopi.

Independent nuk mund të verifikonte autenticitetin e videos virale./Periskopi 

Shpërndaje në: