Kombëtarja e Anglisë i ‘shpërbleu’ me seks për një natë futbollistët, pas kualifikimit në çerekfinale të “Euro 2020”

Kombëtarja e Anglisë i ‘shpërbleu’ me seks për një natë futbollistët, pas kualifikimit në çerekfinale të “Euro 2020”

Futbollistët e kombëtares angleze kanë shijuar një natë me familjet e tyre si shpërblim për eliminimin e Gjermanisë në 1/8-at.

“Tre Luanët” kanë lënë bazën e kombëtares së tyre, ku u rikthyen menjëherë pas fitores ndaj “Pancerave” 2-0 mbrëmjen e së martës për të takuar gratë, të fejuarat apo të dashurat në një vend sekret përpara se të nisin përgatitjen për çerekfinalen kundër Ukrainës, e cila do të luhet në “Olimpico” të Romës ditën e shtunë.

Një burim pranë skuadrës tha për “The Sun”: “Bëhet fjalë për vetëm disa orë dhe ato do të mjaftojnë për ta kualifikuar skuadrën në raundin tjetër. Ata duhet të shohin familjet e tyre. Gareth Southgate e ka vlerësuar gjithnjë si shumë të rëndësishëm rolin që familjet luajnë për ta ndihmuar skuadrën që të shpalosë të gjithë potencialin e saj.

Ata kanë qenë në fushë gjatë gjithë turneut deri tani dhe ka qenë me të vërtetë e vështirë. Në ndeshjen e fundit kundër Republikës Çeke, ata u lejuan të kishin një kontakt të vogël brenda stadiumit ‘Wembley’, por këtë herë do të jetë një takim i vërtetë me familjet”.

Shpërndaje në: