Kombëtarja e Bullgarisë aksidentohet në Tbilisi të Gjeorgjisë

Kombëtarja e Bullgarisë aksidentohet në Tbilisi të Gjeorgjisë

Aksident i rëndë i autobusit të përfaqësueses së Bullgarisë në futboll në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sipas një informatave të fundit besohet se një futbollist është lënduar rëndë dhe është dërguar për në spital.

Kujtojmë se Kombëtarja e Bullgarisë ka udhëtuar në drejtim të Gjeorgjisë për të luajtur ndeshjen e Ligës së Kombeve në kuadër të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve.

Bullgaria është në grup bashkë me Maqedoninë e Veriut, Gjibraltarin dhe Gjeorgjinë.

Për momentin grupit i prinë Gjeorgjia me 9 pikë, Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë me 6 pikë, kurse Bullgaria e 3 me 2 pikë. Gjibraltari ka vetëm 1 pikë.

Shpërndaje në: