Kombëtarja e Kroacisë e zhytur deri në fyt në korrupsion – As vetë kroatët nuk po e mbështesin Kroacinë

Kombëtarja e Kroacisë e zhytur deri në fyt në korrupsion – As vetë kroatët nuk po e mbështesin Kroacinë

Kroacia e mundi në 1/8 e finales kombëtaren e Danimarkës pas ekzekutimit të penalltive. Pas ndeshjes, në zhveshtore kishte shkuar presidentja Grabar-Kitaroviq për t’i përgëzuar lojtarët, e posaqërisht Luka Modriqin e Real Madridit.

Kolinda kishte hyrë në zhveshtore dhe i kishte zënë të papërgatitur të gjithë lojtarët, e veçanërisht Ivan Striniqin e Milanit, shkruan Periskopi.

Por, pse e gjithë kjo lidhje është korruptive? Guardian shkruan se suksesi i Kroacisë në Kupën e Botës e ka përçarë shoqërinë kroate në lidhje me patriotizmin e tyre. Më herët ish shefi i Dinamo Zagrebit dhe Federatës Kroate të Futbollit, Zdravko Mamiq ishte dënuar për korrupsion, por kishte ikur në shtetin e Bosnjës, e cila nuk pranon që ta ekstradojë në vendin e tij.

Mamiq, siç shkruan Guardian, ishte aleat i ngushtë i Grabar Kitaroviqit, presidentes aktuale, dhe hija e tij shihet edhe në kombëtaren aktuale. Mamiq kishte qenë ndër financuesit kryesorë të fushatës së saj presidenciale, dhe kishte organizuar shumë darka dhe shumë ahengje të ndryshme për ta nderuar. Kapiteni Modriq kishte gënjyer para gjykatës për rastin e Mamiqit, dhe më vonë ishte detyruar ta pranonte gënjeshtrën e tij.

Hulumtimet kanë treguar se kroatët nuk janë aq optimist për të ardhmen e vendit të tyre, dhe e kanë rritur mosbesimin e tyre në institucione. Koncepti i patriotizmit, shkruan Guardian, përcjell Periskopi, është abuzuar shumë here nga figura të ndryshme publike që morën përfitime vetjake.

Ka shumë njerëz të cilët nuk duan ta tolerojnë më përfshirjen e politikës në sport. Shumë njerëz – vijon Guardian – kanë vendosur të mos e përkrahin ekipin kombëtar shkaku që lojtarët i kanë mbajtur të fshehta lidhjet e politikës, dhe si në rastin e Modriq, kanë gënjyer në të mire të tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: