Kombëtarja U19 (femrat) do t’i zhvillojë dy miqësore në Turqi

Kombëtarja U19 (femrat) do t’i zhvillojë dy miqësore në Turqi

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ndodhet në Riva Beykoz të  Stambollit në Turqi, ku më 5 dhe 7 shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren turke U19, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese që mbahen në muajin e ardhshëm në Kroaci.

Përzgjedhësi Kushtrim Munishi për këto dy ndeshje ka në dispozicion 19 futbollistëve, prej të cilave 17 janë nga liga vendore, derisa Njomza Osmani dhe Loreta Lulaj janë lojtare që luajnë në Gjermani.

Me ekipin nuk kanë mundur të udhëtojnë katër lojtare, të cilat kanë rezultuar pozitive në Covid.

Pjesë e ekspeditës janë edhe Vjollca Krasniqi, anëtare e KE-së dhe kryetare e Komisionit të futbollit të femrave, si dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka.

Sot Dardanet e reja kanë mbajtur stërvitje, e cila do t’u shërbejë për t’u përgatitur për duelin e nesërm.

Lista e futbollisteve

Gentianë Krasniqi

Fjollë Berisha

Erona Bajrami

Eljesa Brajshori

Melisa Berisha

Rinesa Bytyqi

Lumbardha Misini

Fortesa Berisha

Erletë Shabiu

Florentina Ramadani

Gresa Berisha

Dorentina Kryeziu

Agnesa Tahiri

Anjeza Berisha

Merita Bajrami

Elma Kadriu

Agnesë Kryeziu

Njomza Osmani

Loreta Lulaj /Periskopi/

Shpërndaje në: