Komentatori i BBC drogohet dhe më pas rrëmbehet në Moskë

Komentatori i BBC drogohet dhe më pas rrëmbehet në Moskë

Komentatori i BBC është droguar dhe grabitur në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë.

Ai është droguar dhe më pas është grabitur nga taksisti që mori për të udhëtuar në qytet.

Ende nuk bëhet publik emri i autorit, por gjithçka ka ndodhur pasi ka kërkuar një taksi nga qendra e Moskës, pikërisht pranë teatrit “Bolshoi”.

Aty, shoferi i ka ofruar një filxhan kafe. “Pasi ka pirë kafenë shtetasi britanik është zgjuar disa orë më vonë në periferi, pa celularin e tij dhe pa kartat e portofolin”, shkruan një burim nga policia vendase për agjencinë “Interfax”.

Më vonë është mësuar se nga karta e tij janë shpenzuar 500 stërlina, ndërkohë që shuma e të gjithë grabitjes shkon deri në 1000 stërlina./opinion.al

Shpërndaje në: