Komenton vendimin edhe Agim Veliu, njeriu prapa rrëzimit të Kurtit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për mandatarin për kryeministër.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sikurse edhe vendimet tjera të kësaj gjykate, është i pranueshëm”, ka deklaruar Veliu.

“Ne vazhdimësi, edhe para vendimit, LDK ka deklaruar se e pranon çfarëdo vendimi të Kushtetueses”, ka thënë Veliu në një prononcim për Express.

Shpërndaje në: