Komentuesit e bombardojnë me tallje e ironi Ramush Haradinajn: “Apet na i hoqën vizat, a?”

Komentuesit e bombardojnë me tallje e ironi Ramush Haradinajn: “Apet na i hoqën vizat, a?”

Këshilli i ministrave në konkluzionin preliminar nuk mori vendim që t’i hiqeshin vizat qytetarëve të Republikës së Kosovës edhe pas një varg propozimesh të bëra në dy-tri vitet e fundit që një gjë e tillë të ndodhte, dhe edhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të parashtruara.

Ky fakt e ka mërzitur shumë kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili është marrë me përkthim të saktë të nenit 54 të këtij konkluzioni preliminar, e ku theksohet rëndësia e kësaj çështje dhe përmenden propozimet e ndërmarra në të kaluarën.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1220538304737248?__xts__[0]=68.ARBp3ZfcdoPCF4N_SXCPvxtKu91MaVojeeKAbREj781MMbOOkPk0FkMyBoAGRtLCf8qePik94IZlkN7CNLQF6fm_BfWSu2kuY7zp_TjuFcu8R-tWzd5Qbn4q134gh3BuOXPtWRsFqHuMSfZpxrH266IeTTmRufSSQZPgmSc4ZUgBPBmIT7ztzW3EexK_6FJzhKHZCU_1-WX9rAclX02_N3Sj0B7YOMvTNrWfRwEQef05koefZIM24CKXNDs2G4QByaEtJjSA0AsbXvuG2B6KlQmIDItbTDlQ-Dtdbi-x22BVm8QoNoUaowVtKuspyJdAHgHdwH3-JrU1wLbyq_MHTQ&__tn__=-R

Të kujtojmë se Haradinaj kishte premtuar e uruar qytetarët e vendit disa herë që nga marrja e detyrës së kryeministrit në shtator të vitit 2017.

Por, komentuesit nuk e kanë falur kësaj here, duke e ‘bombarduar’ me komente tallëse e ironike në drejtim të tij.

V.R. sygjeron se mjafton thjesht njohja e “rëndësisë së liberalizimit të vizave. V.M. shkruan se “Nuk do të kalojnë as 20-30 vjet dhe do të bëhet liberalizimi.” Ndërkohë që B.M. e pyet në mënyrë tallëse kryeministrin: “Apet naj dhanë vizat a” duke i marrë 17 reagime qeshëse e pëlqyese.

Shpërndaje në: