Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së: Është e padrejtë të thuhet se jemi të ndarë rreth embargos së naftës

Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së: Është e padrejtë të thuhet se jemi të ndarë rreth embargos së naftës

Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Evropian, Thierry Breton, tha se është e padrejtë të thuhet që BE-ja është e ndarë rreth embargos së naftës ruse, pavarësisht se Hungaria po vazhdon të thotë se nuk mund t’i mbështesë këto sanksione.

Breton tha se BE-ja ka vepruar shumë shpejt për t’i vendosur pesë pako sanksionesh deri tani kundër Rusisë dhe bëri thirrje që BE të zhvillojë diskutime për t’u kujdesur për të gjitha shtetet.

Tutje, ai tha se nëse zbatohen sanksionet, atëherë duhet propozuar edhe zgjidhje alternative për shtetet që varen nga nafta me prejardhje nga Rusia.

“Ne kemi dy vende që janë 100% të varura nga nafta, nafta ruse, ndaj duhet të kujdesemi për to. Me fjalë të tjera, nëse zbatojmë këto sanksione, duhet të propozojmë edhe zgjidhje alternative për ata që kanë nevojë, e që është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Kjo është arsyeja pse po merr pak kohë, por ne po punojmë për të”, është shprehur Breton, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së kishte gjithashtu fjalë të forta për shefin ekzekutiv të markës së veturave, Volkswagen, i cili ka bërë thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë, në mënyrë që të hiqen sanksionet

“Këtu ka një luftë. Dhe një luftë është çështje shtetesh, nuk është çështje kompanish. Ne kemi qenë gjithmonë shumë të qartë, me çdo ekosistem industrial dhe kompani. Ne do të kujdesemi por lufta është çështje e shtetit- askujt tjetër”, tha Breton,

Shpërndaje në: