Komisioni Evropian propozon: Ukraina të bëhet kandidate për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian propozon: Ukraina të bëhet kandidate për anëtarësim në BE

Komisioni i Bashkimit Evropian ka propozuar që Ukraina të bëhet vend kanditat për anëtarësim në BE, ka thënë presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, shkruan Sky News.

Ky është hapi i parë për rrugën e gjatë të anëtarësimit për vendin e copëtuar nga lufta.

Rekomandimi tani do të diskutohet nga liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së në Samitin e javës së ardhshme në Bruksel.

Të gjithë anëtarët e BE-së duhet të pajtohen për anëtarësimin e një vendi të ri si dhe për negociatat e paqes dhe për kushtet për të cilat ai shtet pajtohet. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: