Komisioni i Kryqit të Kuq ka këtë kërkesë për Serbinë
Gjatë vizitës së tij në Beograd, drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, John Dakor ka shprehur shqetësim në lidhje me procesin e ngadalshëm të ndriçimit të fatit të të zhdukurve, duke theksuar nevojën urgjente për familjet e tyre për të marrë një përgjigje.
Dakor gjatë vizitës së tij në Beograd është takuar me zyrtarët e lartë serbë, ku edhe u shpreh se ky komision është i angazhuar fuqimisht në kërkim të informacionit mbi personat e zhdukur, por siç tha ai, ata kanë nevojë për bashkëpunimin midis dy qeverive dhe angazhimin e tyre të plotë./Indeksonline/



