Komisioni për energjinë sot përpilon listën e dëshmtarëve për intervistim

Komisioni për energjinë sot përpilon listën e dëshmtarëve për intervistim

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të bëjë përpilimin e listës së dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Kjo në kuadër të mbledhjes që do të fillojë nga ora 14:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 01.06.2022;
Përpilimi i listës se dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim;
Shqyrtimi i propozimeve për ekspertë;
Të ndryshme;
Ky Komision është formuar më 5 maj të këtij viti për hetimin e procesit të energjisë në vend që nga viti 2006 deri në vitin 2022.

Shpërndaje në: