Komisioni për Transfere miraton rishikimin e Buxhetit 2022, shtohen 150 milionë euro

Komisioni për Transfere miraton rishikimin e Buxhetit 2022, shtohen 150 milionë euro

Komisioni për Buxhet, Pune dhe Transfere, me shtatë vota pro dhe një abstenim miratoi raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Ndërsa, në seancën e së enjtes në Kuvend pritet të shqyrtohet në lexim të dytë ky Projektligj.

Buxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro, me një rritje prej 8.7 për qind.

Të hyrat buxhetore pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 364 milionë euro apo 15 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Shpërndaje në: