Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: Është pensionuar legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: Është pensionuar legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i xhudos i ka thurur një artikull krenarisë së sportit kosovar.

Në uebsajtin zyrtar të këtij Komiteti është publikuar një artikull me titullin: ”Legjenda Olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi konfirmon pensionimin.”

Më poshtë, artikulli i plotë i përkthyer nga Periskopi:

”Medalistja e parë e artë në Olimpiadë e Kosovës zyrtarisht po tërhiqet nga sporti pas një karriere të jashtëzakonshme gjatë të cilës u shpall dy herë kampione e botës dhe katër herë kampione e Evropës.

”30-vjeçarja, karriera e së cilës përfshin dy tituj të kampionatit botëror, katër tituj evropianë dhe një medalje ari olimpike, ishte një forcë e paepur në kategorinë e grave -52 kg.

”Arritja kurorëzuese e Kelmendit erdhi në Lojërat Olimpike Rio 2016 pasi ajo u bë jo vetëm medalistja e parë ari olimpike e vendit të saj, por medalistja e tyre e parë ndonjëherë.

”Kosovarja pushtuese, e cila kishte mbajtur flamurin e vendit të saj në stadiumin Maracana vetëm disa ditë më parë, mposhti Odette Giuffrida të Italisë.

”Udhëtimi i saj drejt të artës gjithashtu u përcoll me dy medalje të bronzta.

”Duke reaguar ndaj arritjes së saj historike në atë kohë ajo tha: ‘Unë jam shumë e lumtur për mua, për trajnerin tim, për të gjithë vendin tim. Kjo është hera e parë që Kosova është pjesë e Olimpiadës, dhe për herë të parë, mendoj se ari është i madh.

“‘Unë i fitova të gjitha, mendoj se i solla Kosovës shumë emocione, shumë lot, kështu që, është radha e të tjerëve,’ tha Kelmendi pas ndeshjes së saj të fundit në Tokio 2020, ku humbi nga hungarezja Reka Pupp në raundi i pare.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: