Kompania nga Dubai me ofertë prej 1.5 miliardë euro për të shlyer borxhet e skuadrës së Barcelonës

Kompania nga Dubai me ofertë prej 1.5 miliardë euro për të shlyer borxhet e skuadrës së Barcelonës

Barcelona mund të dalë nga kriza ekonomike që ka kapluar skuadrën nëse pranojnë një ofertë për të cilën po raportohet në mediet spanjolle.

Një kompani nga Dubai thuhet të ketë bërë një mega-ofertë për të shlyer borxhet e skuadrës së Barcelonës, përcjell Periskopi.

Barcelona është në 1.5 miliardë euro borxhe dhe mund ta ketë të pamundur ti shlyej ato, nëse nuk pranon ndonjë ofertë të tillë.

Katalanët u obliguan të ndanin rrugët edhe me Lionel Messin gjatë kësaj vere, pikërisht si pasojë e krizës financiare.

Tani, nëse Barca pranon ofertën, ata do të pranojnë menjëherë 1.5 miliardë euro, që nënkupton se klubi do të stabilizohej financiarisht.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do ta pranojë ndonjë ofertë të tillë dhe të pranojë investimet nga Dubai. /Periskopi/

Shpërndaje në: