Kompania pranë falimentimit, vjen në Kosovë
Deri në 180 milionë euro pritet të jetë investimi i një kompanie izraelite në Kosovë, në energjinë e erës. “Enlight Renewable Energy” kanë deklaruar se kanë blerë të drejtat e një projekti 105 megavatësh, e që do të jetë i treti më i madhi në Ballkan i kësaj forme.
Madje deklaruan se mund të sjellë të ardhura vjetore prej 25 milionëve për 12 vjetët e para dhe 15 milionë për secilin vit më pas.
Kompania thotë se është në bisedime për të siguruar deri 80% të financimit, e pikërisht këtu qëndron problemi.
Tribuna Channel mëson se kompania është pranë falimentimit. Kjo kompani është pjesë e “Eurocom”, e shefi i saj Shaul Elovitch, është njëri nga aksionarët i cili po qëndron nëburg për shkak të borxheve dhe manipulimeve financiare.
Kontrata e kësaj marrëveshje po fshehët nga Qeveria e Kosovës. As nuk po tregojnë marrëveshjen as nuk kanë reaguar, nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë.
Të kontaktuar nga Tribuna Channel, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka komentuar në lidhje me këtë projekt. Referojnët’i drejtohemi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Këta të fundit nuk janë në dijeni për një projekt të tillë.
“ZRRE, nuk ka pranuar ndonjë aplikacion nga ndonjë kompani izraelite, për marrje të autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga BRE.”
Njohësi i fushës politike dhe drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi tha se Kosova që 18 vite po nënshkruan kontrata problematike dhe fshehta në sektorin e energjisë .
“Për shkak të mungesës se transparencës, mosfunksionimit te sistemit gjyqësor qeveria e Kosovës qe 18 vite është duke nënshkruar kontrata problematike ne sektorit e energjisë por jo vetëm. Kompania ne fjale ka probleme serioze dhe si duket me marrëveshje të mshehur qeveria e Kosovës i ka bërë favore që kjo kompani të përfitojënga shitja e licenses apo ndonjë marrëveshje kontraktuale me ndonjë investitorë tjetër. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që kjo të është bërë me qëllim për të vonuar zhvillimin e kapaciteteve të energjisë se renovueshme për të arsyetuar investimet ne qymyr,” shprehet Abazi.
Thuhet se kjo kompani është duke pritur të marrë aprovimin, dhe më pas ekspertët e saj do të fillojnë ndërtimin e centraleve me erë për të sjellë energjinë më 2020.
Tribuna Channel ka kontaktuar edhe me kompaninë për ditë të tëra por nuk ka marr asnjë përgjigje.



