Kompania ‘punëson’ mace që të ulin stresin e punëtorëve

Kompania ‘punëson’ mace që të ulin stresin e punëtorëve

Imagjinoni sikur çdo ditë ta merrnit në punë kafshën tuaj. Kështu bëjnë punëtorët e një kompanie japoneze. Ata jo vetëm që lejohen t’i marrin kafshët në punë por disa prej tyre edhe jetojnë aty.

Bright Side tregon se kafshët dhe njerëzit janë partnerë të natyrshëm dhe mund t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, përkthen Periskopi.

Zyret në Ferray Corporation, një kompani e internetit në Tokyo, duket si çdo vend pune modern në botë, përveç një gjëje: është i mbushur me mace.

Menaxherët e kompanisë kishin qenë të shqetësuar për nivelin e stresit të punëtorëve të tyre. Ata e dinin se prania e kafshëve do t’iu ndihmonte në reduktimin e ankthit.

Kështu që atyre iu erdhi ideja që të paguanin punëtorët që të adaptonin apo shpëtonin macet e rrugës.

Secili prej punëtorëve merrte 45$ për çdo mace që adaptonin apo shpëtonin.

Kjo gjë doli e suksesshme. Menaxherët kishin raportuar se pas ardhjes së maceve ishte rritur produktiviteti, niveli I stresit kishte rënë dhe komunikimi brenda zyres ishte përmirësuar.

Shto këtu, edhe që vetë macet përfituan strehë të ngrohtë e të rehatshme. /Periskopi

Shpërndaje në: