Kompania që e ndërtoi murin do të merret me rrënimin e tij
Kompania “RAD 028”, e cila brenda pak kohësh kishte ndërtuar murin problematik në Mitrovicën e Veriut, do të merret me rrënimin e tij.
Ajo ka për pronar Radule Steviq, që konsiderohet person i afërt me Marko Gjuriqin, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Gazetari i KTV-së që po përcjell nga afër zhvillimet në Mitrovicë ka raportuar për situatë të qetë në veri.



