Kompania që po nxirrte gurë nuk e kishte rrethuar gropën ku humbën jetën dy fëmijët në Kolovicë

Kompania që po nxirrte gurë nuk e kishte rrethuar gropën ku humbën jetën dy fëmijët në Kolovicë

Banorët e Kolovicës ku humben jetën dy fëmijë kanë treguar për Indeksonline se gropën e kishte hapur kompania ABC  nga Podujeva që po nxirrte gurë.

Banorët kanë rrëfyer se gropa nuk ishte rrethuar me asgjë dhe fëmijët kanë pasur qasje në këtë vend. Ata kanë treguar se gropa është e thellë dy metra dhe e mbushur me ujë.

Banorët e kësaj lagjeje kanë treguar për Indeksonline se edhe më herët disa fëmijë kanë qenë në rrezik për tu mbytur, pasi kishin hyr për tu larë në këtë puset./Indeksonline/

 

Shpërndaje në: