Kompania që prodhon rrymë me erë ankohet për shkëputjen e kontratës: Ofronim lirë megavatin, 100 euro

Kompania që prodhon rrymë me erë ankohet për shkëputjen e kontratës: Ofronim lirë megavatin, 100 euro

Kompania “WIND POWER” SH.A, e cila merret me prodhimin e energjisë së shpërndarës përmes mullinjve të erës – Turbinave në Kodrën e Goleshit ka ndalur prodhimin e rrymës që disa muaj. Ndonëse kompania ka kapacitet të vogla prodhuese, Furnizuesi i Energjisë Elektrike në Kosovë- KESCO, nuk ia ka vazhduar kontratën, shkruan Periskopi.

Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se nuk u është vazhduar më kontrata, ngase KESCO-së po i dukët shtrenjtë shitja e një megavati energji për rreth 100 euro, ndërsa vetë po e blenë nga importi mbi 700 euro.

Sokol Godeni, përfaqësues i kësaj kompanie tha për Periskopin se nuk u është vazhduar kontrata, ndërsa energjinë nuk mund ta shesin në tregun e hapur.

“Fatkeqësisht kur çmimi në bursë për megavat ka arritur mbi 700 euro, ne nuk mund te shesim energjinë të cilin e prodhojmë përmes turbinave tona as me çmimin shumë me të ultë, por jemi shkëputur nga rrjeti nga data 01.04.2021 nga KESCO. Pra me datë 1 prill na ka ardhur një vendim nga kontraktuesi duke na thënë se më nuk jeni në rrjetë më tarifën që e keni pasur 60 euro+tvsh për MW. Ne kemi kërkuar që të na rritët çmimi, sepse edhe vjet  importi ka qenë rreth 200 euro për MË. Tash nuk kemi mundur që ne ta shesim 35 euro siç dojshin ata, kur importi ishte 200 euro. Puna është se ne nuk kemi të drejtë t’i shesin dikujt tjetër. Pra, kemi pasur të drejtë që ti shesim vetëm KESCO-së, sepse kemi qenë në rrjet më ta. Tash ata nuk kanë pranuar ta vazhdojnë as me atë çmim”, tha Godeni.

Ai thotë se si biznes, u janë edhe institucioneve që të ndërmarrin diçka. “Është e pa logjikshme që tash KESCO e blenë mbi 700 euro një MË e na mos me pas mundësi më shit as 100 euro. Ne i kemi shitë rrymë KEDS-KESCO diku që nga viti 2013. I kemi në funksion 5 turbina që prodhojnë, por në prodhim i kemi vetëm tri”, shtoi ai.

Para pak ditësh, KEDS ka alarmuar se kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën.

“Përderisa kontinenti i vjetër po ballafaqohet me një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me temperatura të larta që thyejnë rekordet çdo ditë, automatikisht është rritur edhe kërkesa për energji elektrike. Krahas kësaj rritje, ka rënie të madhe të reshjeve, dukshëm nën mesataren sezonale, duke bërë që edhe prodhimi i elektricitetit të jetë shumë më i pakët nga centralet elektrike. Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt. Prandaj, në këto rrethana i lusim konsumatorët që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit. Ndërmarrja e këtyre veprimeve ulë ndjeshëm nevojën për import dhe rrit të njëjtën kohë sigurinë e furnizimit, që varet shumë edhe nga stabiliteti i prodhimit vendor”, ka njoftuar KEDS.

Më 19 korrik 2022, KESCO, ka paraqitur kërkesë zyrtare tek ZRrE për hapjen e Shqyrtimit të jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për FShU. FShU, kërkesën e tij e mbështetë në operimin nën kosto, si rezultat i mungesës së subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike. /Periskopi/

Shpërndaje në: