Kompania Vanguard iu jep punëtorëve nga 1 mijë dollarë nëse marrin vaksinën

Kompania Vanguard iu jep punëtorëve nga 1 mijë dollarë nëse marrin vaksinën

Një prej gjigantëve të investimeve në botë, Vanguard, ka marrë vendim për t’i paguar punëtorët e saj në ShBA me nga 1 mijë dollarë nëse vaksinohen.

Stafi duhet ta dëshmojë se është vaksinuar deri në muajin tetor dhe përsëri do të kualifikohet nëse nuk ishin vaksinuar para se kompania ta bënte ofertën.

Kjo fler për përpjekjet e ndryshme të kompanive amerikane ndaj vaksinimit, derisa varianti i koronavirusit Delta po shpërndahet me shpejtësi, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Disa kompani tjera si Microsoft dhe Google po ashtu po obligojnë punëtorët që të vaksinohen.

Amazon dhe Apple nuk kanë ndonjë politikë për këtë çështje.

Vanguard i ka 16 mijë e 500 punëtorë në ShBA, dhe ka deklaruar që vaksinat janë forma më e mirë për ta ndaluar shpërndarjen e Covidit. /Periskopi

Shpërndaje në: