Komuna e Klinës shkel ligjin, vret 460 qen endacakë

Komuna e Klinës shkel ligjin, vret 460 qen endacakë

Edhe pse vrasja e qenve është e ndaluar me ligj, komuna e Klinës e ka paguar me para vrasjen e qenve endacakë.

Vrasja e 460 qenve endacakë, komunës i ka kushtuar 9 mijë e 200 euro.

Aksioni është lejuar edhe nga agjencia e ushqimit dhe veterinës. Zyrtarë të komunës aksionin e kanë cilësuar si të rregullt.

“Komunës, ky aksion i ka kushtuar 9 mijë e 200 euro dhe gjatë këtij aksioni janë vrarë 460 qen endacakë. Lejen për vrasjen e tyre e kemi marrë nga Agjencia e Veterinës”, i ka thënë Kohës Ditore Gjokë Lleshaj.

 

 

Shpërndaje në: