Komuna e Lipjanit lanson Regjistrin e Thjeshtezuar Elektronik të Procedurave Administrative

Komuna e Lipjanit lanson Regjistrin e Thjeshtezuar Elektronik të Procedurave Administrative

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me Drejtorin e IFC -së në Kosovë Visar Perani, Drejtorin e Përgjithshëm të ASHI –së në Kosovë, Kujtim Gashi, kanë lansuar regjistrin elektronik për procedurat administrative të Komunës së Lipjanit.

Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar të gjithë akterët që kanë përzgjedhur Komunën e Lipjanit që të realizohet ky projekt me qëllim të avancimit të procedurave administrative në nivel komunal ku qytetarët dhe bizneset kanë ndërveprim me të shpeshtë.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka theksuar se Regjistri elektronik ofron informacion të detajuar për të gjitha procedurat e lëshuara nga komuna (të tilla si tarifat, dokumentacioni i kërkuar, afatet ligjore etj, regjistri njëkohësisht është publikuar edhe në platofmën “ekosova”, ku falenderoj ASHI-në për përfshirjen e Komunës së Lipjanit në këtë portal shtetëror për ofrimin e informacionit dhe shërbimeve online për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Nga ana tjetër, Drejtori IFC -së në Kosovë Visar Perani dhe Drejtori i Përgjithshëm të ASHI –së në Kosovë, Kujtim Gashi kanë falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për gadishmërinë e realizimit të këtij projekti ku bizneset dhe qytetarët e Lipjanit me përdorimin e kësaj platforme do të marrin të gjitha informacionet në lidhje me procedurat në internet, të shkarkojnë formularët e aplikimit dhe në këtë mënyrë të kursejnë kohën e tyre të çmuar.

Para publikimit të regjistrit elektronik, Komuna e Lipjanit së bashku me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore përmes “Klimës së Investimeve në Kosovë”, Projekt i cili financohet nga qeveria zvicerane ka punuar së bashku për të ndërmarrë reforma për të përmirësuar të gjitha procedurat administrative të lëshuara nga komuna që merren me bizneset dhe qytetarët. Komuna ka thjeshtuar rreth 1/2 e procedurave të saj administrative duke çuar në kursime (para dhe kohë) për bizneset dhe qytetarët për rreth 250,000 euro në vit.

Shpërndaje në: