Komuna e Prishtinës promovon leximin

Komuna e Prishtinës promovon leximin

Komuna e Prishtinës në nder të ditës Botërore të Poezisë ka organizuar një aktivitet me nxënësit e shkollës “Model” në Prishtinë, me të cilin synojnë të promovohet leximi dhe shkrimi i poezive dhe përrallave.

Në ditën ndërkombëtare të poezisë u ndanë edhe çmime për poezitë më të mira të zgjedhura nga një komision i shkollës.

Vendin e parë e mori nxënësja e klasës së nëntë Alma Hasani, me poezinë “Liria”, ndërsa nga shkolla e mesme, vendi i parë iu nda nxënësit Butrint Haxhaj, me poezinë “Muzeu”.

Shpërndaje në: